Lezhë/ Gruaja afgane plagos me thikë një shtetas tjetër afgan

Një grua afgane këtë të shtunë ka plagosur me thikë një tjetër shtetas afgan në qytetin e Shëngjinit.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, por mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku dhe po merr ndihmën e specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.