Nga 3559 testime në 24 orë 650 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
8 qytetarë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave nga virusi në 2888.
Në të gjithë vendin janë 7258 pacientë aktiv ndërsa 482 qytetarë janë shëruar përfundimisht duke e çuar numrin e personave që kanë fituar betejën me virusin në 172.464.
“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar,” – thuhej në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë, thirrja për t’u vaksinuar vijon, si një mënyrë e sigurt për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 3703
Fier – 867
Durrës – 720
Shkodër – 465
Elbasan – 305
Gjirokastër – 226
Korçë – 191
Lezhë – 191
Vlorë – 204
Berat – 174
Kukës – 142
Dibër – 70



