Korçë/ Makina me shpejtësi skëterrë përplas studenten, e plagosura në gjendje të rëndë

Një makinë ka përplasur një studente pranë Universitetit, Fan Noli, në Korçë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë.

Studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë. Ajo u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit.