• Një konflikt për drogën dyshohet të ketë qenë dhe “molla e sherrit” mes grupeve kriminale që çoi në rrëmbimin e 30-vjeçarit me origjinë nga Fieri, Nertil Buzi. • Zhdukjen e tij e kishte denoncuar në Polici i vëllai. Para uniformave Blu ai kishte thënë se i kanë rrëmbyer të vëllanë dhe në këmbin të lirimit të tij ata kërkonin 400 mijë paundë. • Kjo ka alarmuar autoritetet shqiptare të cilat vunë menjëherë në dijeni Policinë britanike e cila u vu në kërkim të tij. • Ai u gjet në bagazhin e një makinë me këmbë e duar të lidhura si dhe gojën e bllokuar me ngjitëse që të mos kishte mundësi të bërtiste. • Në Shqipëri Buzi rezulton të ketë një dosje të pastër ndërsa në Britani dyshohet se merret me trafikun e lëndëve narkotike që besohet të jetë bërë dhe shkaku i rrëmbimit të tij.
Konflikti për drogën! Merret peng dhe lirohet shqiptari në Angli. I vëllai ngriti alarmin: Duan 400 mijë £



