FOTO/ Meta takim “kokë më kokë” me Berishën në selinë Blu, bien dakort për zgjedhje: Dalim me kandidatë të përbashkët

Me anë të një deklarata të shpërndarë për mediat selia Blu ka zbardhur dhe takimin mes dy liderëve opozitarë. Kështu PD bën të ditur se është rënë dakort për një bashkëpunim mes palëve në zgjedhjet vendore të vitit 2023 ku duket se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.