Ministrja e Arsimit i përgjigjet Grida Dumës: Pedagogët nuk kanë pse të emigrojnë pasi…

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi reagoi në lidhje me pagën e mësuesve, ku ripërsëriti të njëjtin vendim të caktuar para pak ditësh.

Kushi u shpreh se pagat do të rriten me 15%, ku 7% do të paguhet nga buxheti i qeverisë, ndërsa pjesa tjetër nga universitetet përkatëse.

Ajo theksoi se në bazë të projekteve kërkim-zhvillim në rritje, përfitimet kanë qenë më të larta.

Në bazë të këtyre përfitimeve, ministria iu përgjigj Grida Dumës duke thënë se pedagogët nuk kanë arsye pse të emigrojnë.

“Çështjen e pedagogëve e kërkesat e tyre i kemi në vëmendje prej kohësh. Edhe në takime me pedagogë e përfaqësuesit e sindikatave i kemi sqaruar me ta. Pikërisht falë këtij dialogu duke e integruar pagat do të rriten me 15 përqind dhe 7 përqind do të mbulohen nga shteti. Pastaj universitet në varësi të të ardhurave që grumbullojnë mund tia rrisin 7, 8 deri në 15 përqind.

Pedagogët do tu rriten pagat, por jo vetëm të financuara nga buxheti shtetit, pasi edhe universitet kanë buxhetin e tyre. Angazhimi i madh në kërkimet shkencore kanë rritur fitimet. Është shumëfishuar numri i pedagogëve që aplikojnë në këto projekte. Universitetet i kanë të gjithë mundësitë për t’i rritur pagat dhe se t’i gjejnë mundësitë për të rritur pagat”, u shpreh Kushi.