Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Vijon ende kapja e personave të përfshirë, mes tyre zyrtarë e qytetarë

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve.

I vetmi që ndodhet tashmë në qeli është ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, i cili u vetë-dorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, dhe më pas dje u transferua drejt burgut të Recit në Malësinë e Madhe ku do të vuaj dhe dënimin e tij për 3 vitesh, ndërsa për personat e tjerë të përfshirë ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim fillimisht në vendin tone e pastaj në kërkim ndërkombëtar , pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.

Lista me emrat e personave që ende nuk janë kapur nga policia e Lezhës dhe funksionet përkatëse që kanë ushtruar:

Gjok Ndoka, ish-kryetar i kryetar i qarkut

Artan Djala, ish-drejtor i hipotekës

Ermando Jakaj, ish-specialist i hipotekës

Bledar Cara, ish-specialist i hipotek (është në burg)

Lek Frroku, përfitues toke

Vasil Gjoni, përfitues toke

Zef Gjjni, përfitues toke

Luigj Paloka, topograf

Nikoll Tinaj, përfitues toke