Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 6 viktima, 53 të lënduar, ndalohet transmetimi i pamjeve në media

Shpërthim i fuqishëm në rrugën Beyoğlu Istiklal, në Stamboll. • 6 persona kanë ndërruar jetë ndërsa raportohet se deri më tani janë plagosur 53 të tjerë. •Një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe policore janë dërguar në vendin e ngjarjes. •Kryeprokuroria publike e Stambollit njoftoi se ka nisur hetimi për shpërthimin që ndodhi në rrugën Istiklal rreth orës 16.20 të ditës së sotme. •Gjykata Penale e Paqes e Stambollit njoftoi se për shkak të shpërthimit është vendosur që të ndalohet transmetimi i pamjeve në mediat turke. Mirëpo, pamjet e shpërthimit janë shpërndarë në rrjetet sociale.