43-vjeçari shqiptar vdes gjatë punës në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali ku një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në punë në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Dritan Mecja ndërsa mësohet se 43-vjeçari është mbytur teksa ishte duke punuar në një kantinë vere, si pasojë e asfiksisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 14 dhjetor rreth orës 11:30 në Cessalto brenda kantinës Corvezzo.

“Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.

Dritan Mecja ka lënë pas gruan e tij, gjithashtu shqiptare, dhe djalin e tij 11-vjeçar.