Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të SPAK, procesi zgjedhor i të cilit u shoqërua me shumë polemika:

Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!