Kokainë e ndarë në doza gati për shitje pranë gjimnazit, arrestohet gruaja në Mamurras

Një grua në Mamurras është arrestuar pasi është konstatuar afër një gjimnazi me doza kokaine të ndara gati për shitje

Në pranga M. Gj., 54 vjeçe, banuese në Kurbin, e akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

54-vjeçarja u kap nga policia, në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, teksa po lëvizte me një automjet, ku pas kontrollit të ushtruar, iu gjet brenda tij një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.