Sherr me thika mes punonjësve të spitalit shtetëror në Tiranë, 1 i plagosur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ambientet e një spitali shtetëror në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dy punonjës të këtij institucioni janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi D. Ç., 32 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës kolegun e tij, M. O., 37 vjeç.

37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim të specializuar.

Policia ka nisur operacionin për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.