Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe ministrat

Në orën 18.00 kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim deputetët e Tiranës dhe ministrat ne kryeministri.

Takimi do të mbahet në parkun “Eden” në kryeministri. Burime bëjnë me dije se në fokus do të jenë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Rama ndodhej në Austri një ditë më parë teksa këshilli bashkiak i Tiranës votoi me 51 vota pro propozimin e Partisë Socialiste për të shkarkuar kreun e Bashkisë Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, tanimë Prefekti i qarkut Tiranë do te njoftojë zyrtarisht Këshillin e Ministrave.

Të enjten do te mbahet mbledhja e qeverise ku pritet te shkarkohet Veliaj.