Një operacion i SPAK-u u zhvillua gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, ku u kryen kontrolle dhe bastisje në disa banesa dhe ambiente të ndryshme.
Mësohet se hetimet që po kryhen janë ende të paqarta dhe nuk ka informacione zyrtare lidhur me objektin e operacionit, si dhe nëse kjo ka lidhje me ndonjë grup kriminal apo individ specifik.
Sipas informacioneve të para janë kryer disa arrestime në Shijak dhe Durrës.


