Kryebashkiaku i Vau të Dejës Kristian Shkreli është paraqitur të premten në SPAK.
Pak muaj më parë, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular. Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor.
Së bashku me Shkrelin të dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë. Vepra penale lidhet me zgjedhjet e 11 maj 2025.
Në prag të zgjedhjeve u përfol se kryebashkiaku socialist kishte thyer besimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.
Gjate fushatës kryeministri Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta.
Shkreli është pqrfaqësues i zgjedhur i PS por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.


