Banka Qendrore turke njoftoi se është e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar stabilitet financiar, pas kolapsit të lirës. Ajo ka premtuar t’u sigurojë bankave të gjithë likuiditetin për të cilin kanë nevojë.
Një ditë më parë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti thirrjet ndaj turqve, që të shesin dollarët dhe eurot në mbështetje të lirës, vlera e së cilës ka rënë dukshëm, duke shtuar shqetësimet për ekonominë dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
Lira ka prekur nivelin rekord të kërmbimit prej 6.97 ndaj dollarit më 13 gusht, që nënkupton humbje të vlerës së kësaj valute këtë vit prej 46 për qind./topchannel



