Mësohet se rreth orës 16:40, në Prezë, mjeti me targë AA 724 OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me një bordurë rruge ku për pasojë mjeti ka marrë flakë.
Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është nxjerrë në kohë nga mjeti dhe është dërguar për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes./topchannel


