Rritet në 11 numri i personave që kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve të shkaktuara si pasojë e shirave intensiv në jug të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Autoriteti Italian i Mbrojtjes Civile ka njoftuar se 11 persona kanë humbur jetën ndërsa 5 persona llogariten si të zhdukur në përmbytjet e ndodhura në parkun kombëtar Raganello në rajonin Calabria i cili njihet si zonë ku njerëzit kryejnë aktivitete sportive si ecja.
Ndërsa BBC ka informuar se 18 persona janë shpëtuar në mesin e të cilëve një fëmijë 10 vjeç dhe se 6 të tjerë janë dërguar në spital.
Ndërkohë thuhet se gjatë momenteve të përmbytjeve shumë persona kanë qenë në zonë duke bërë ecje dhe se ende nuk ka ndonjë informacion të saktë se sa persona janë të përfshirë saktësisht në përmbytje.



