Neutralizohen dy pjesëtarë të PKK-së, po përgatisnin sulme në Turqi

Operacioni u ndërmor pas lajmërimeve se terroristët janë duke përgatitur sulme, ndërsa janë konfiskuar një numër dokumentesh dhe materiale propagandistike

Në operacionet e zhvilluara në lindje të Turqisë, në qytetin Van, u neutralizuan dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyre e prefekturës njofton se terroristët, në mesin e të cilëve edhe një grua, janë neutralizuar ndërsa po përgatisnin sulme ndaj banorëve të këtij qyteti turk.

Operacioni u ndërmor pas lajmërimeve se terroristët janë duke përgatitur sulme, ndërsa janë konfiskuar një numër dokumentesh dhe materialesh propagandistike.

PKK është një organizatë separatiste e cila ndodhet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA.

Gjatë fushatës tre dekadëshe të armatosur kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40 mijë njerëz.