Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në qytetin Trappes të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Zyra e departmentit Yvelines u bë e ditur se në orët e mëngjesit në Trappes, 30 kilometra në perëndim të Parisit ka ndodhur një sulm me thikë.
“Në sulm kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur rëndë, ndërsa sulmuesi është vrarë në operacionin e policisë”, thuhet në deklaratë.
Sipas lajmit të Europe 1, sulmuesi i lindur në vitin 1982 ka hyrë në një shtëpi prej ku ka dalë pas 20 minutash me thikë në dorë.
Mediat franceze bëjnë të ditur se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë përsipër organizata terroriste DEASH.
Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb dhe prokurori i Parisit François Molins po kryejnë hetime në vendngjarje.

