Mianmar, shtyhet verdikti për dy gazetarët e Reuters-it

Një gjykatë e Mianmarit ka shtyrë verdiktin për dy gazetarët e Reuters-it të cilët dokumentuan një masakër të muslimanëve Rohingya në shtetin perëndimor Rakhinë

Një gjykatë e Mianmarit ka shtyrë verdiktin për dy gazetarët e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters të cilët dokumentuan një masakër të muslimanëve Rohingya në shtetin perëndimor Rakhinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy gazetarët, 32-vjeçari Wa Lone dhe 28-vjeçari Kyaw Soe Oo, janë arrestuar që nga muaji dhjetor, pasi pohuan se kishin mbledhur dokumente sekrete nga policia përderisa hetonin dhunën kundër muslimanëve Rohingya.

Gjykatësi i qarkut Yangon, Khin Maung Maung, ka deklaruar se shtyrja e verdiktit është për shkak se gjyqtari Ye Lwin ishte i sëmurë.

“Verdikti do të shpallet më 3 shtator”, tha ai.