Nisja e Çmimit të Madh të Belgjikës rrezikoi jetën e pilotit Charles Leclerc, i cili pa që sipër kokës së tij po “fluturonte” Fernando Alonso me McLaren. Spanjolli ishte goditur nga pas nga makina Renault e Nico Hulkenberg, i cili frenoi shumë vonë në kthesën e parë,raporton Top Channel.
Red Bulli duhet të investojë 300 000 euro për njëvendëshen e Daniel Ricciardos, 54 000 euro më pak sesa Renault për makinën e Hulkenbergut, atij që shkaktoi aksidentin.
Shpenzime do të kenë edhe Mercedesi, Sauberi dhe Ferrari, respektivisht 190 560, 137 330 dhe 92 350 euro për rregullime të ndryshme në makinat e Valtteri Bottas, Leclerc dhe Kimi Raikkonen.



