“Dikush duhet t’i kujtojë zonjës Tabaku se Shqipëria 1€ ishte slogan i liderit të saj! Le t’i kërkojë edhe një rast të vetëm deri sot kur qeveria shqiptare ka dhënë tokë shtetërore a private me 1€ në bregdet për nje individ me emër e mbiemër!”, thekson Spiropali në reagim.
Dhe, shton Spiropali, “nuk është mirë që zonja Tabaku të vajtojë për pronarët, se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s’ia ka bërë e s’ia bënte dot asnjë pushtues i huaj”, raporton TCh.
“Sa për këtë babalepërgjimin e radhës me Denar Bibën që paska shantazhuar kunatin e Genc Pollos, kryebiba e PD-së Lulzim Basha, bën mirë të kthehet edhe mendërisht e jo vetëm fizikisht nga pushimet e gjata se erdhi shtatori”, thekson deputetja e PS, Elisa Spiropali.



