Shoqata “Istanbul” pranë shtresave në nevojë

E kthyer tashmë  në traditë shoqata “Istanbul” ka organizuar me rastin e festës së Kurban Bajramit shpërndarjen e mishit për qytetarët në nevojë të Qarkut Shkodër.

E kthyer tashmë  në traditë shoqata “Istanbul” ka organizuar me rastin e festës së Kurban Bajramit shpërndarjen e mishit për qytetarët në nevojë të Qarkut Shkodër. Kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj, bëri të ditur se janë prerë kurban 100 bagëti, dhe u janë shpërndarë 1.900 familje në Qarkun Shkodër.

Image result for ridan seferaj kurban bajrami

“…Për Festën e Kurban Bajramit, jo vetëm në Shkodër, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë jemi pranë familjeve në nevojë që këtë festë t’ua bëjnë sa më të gëzueshme… Kemi bërë prerjen e 100 bagëtive të trasha, prej të cilave përfitojnë 2500 familje, duke filluar nga rrethi i Shkodrës, Kopliku, Pukë, Tiranë, Mamurras, po ashtu edhe në qytetin e Kavajës e të Beratit…”.

Seferaj sqaroj se përzgjedhja e familjeve në nevojë për t’i ndihmuar bëhet duke bashkëpunuar me institucionet fetare dhe civile, në mënyrë që të vërtetohen me vërtetësi lista e familjeve më të varfra e që vërtet kanë nevojë të ndihmohen,raporton TRT Shqip.