Një protestë pritet të zhvillohet sot pasdite në Shkodër.
Qytetarët shkodranë, së bashku me drejtuesit lokale të bashkisë kanë planifikuar të marrin pjesë në orën 19.00 në një marrshim-protestë kundër krimit, pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur qytetin.
Ndryshe nga çdo protestë tjetër, pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, Hoxha i xhamisë së Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse mbështesin protestën e shkodranëve kundër “krimit pa ndëshkim”.



