Neutralizohen 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Të paktën tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë sulmit ajror të ushtrisë turke në rajonin Hakurk, në veri të Irakut

Të paktën tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë sulmit ajror të ushtrisë turke në rajonin Hakurk, në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Armatës së Turqisë thuhet se dje është kryer sulm i armatosur në rajonin Hakurk, në veri të Irakut, dhe se janë neutralizuar tre terroristë të PKK-së. Më tej theksohet se terroristët ishin në përgatitje të kryerjes së sulmit në një bazë turke.

PKK-ja është një organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre dekadashe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 persona.