Të papunët, kurse profesionale të paguara nga shteti

Punëkërkues të papunë të regjistruar do t’i nënshtrohen me detyrim rikualifikimit në kurse profesionale, të paguara nga shteti.

Punëkërkues të papunë të regjistruar do t’i nënshtrohen me detyrim rikualifikimit në kurse profesionale, të paguara nga shteti.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh sot se, së shpejti institucionet e linjës do të nisin një fushatë njëvjeçare për rikualifikimin e të papunëve, të aftë për punë edhe brenda kategorisë së shtresave në nevojë, duke i paguar nga buxheti i shtetit, me qëllim orientimin e tyre drejt formimit profesional që i bën ata të aftë të vetëpunësohen.

Ndërkaq, UNDP ka hapur aplikimet për thirrjen e tretë të programit të vetëpunësimit, ku çdo i ri me një ide dhe plan biznesi mund të aplikojë deri në 30 shtator pranë zyrës së punësimit Tiranë dhe do të përfitojë financim të biznesit të tij. /ATSH