Së paku dy pjesëtarë të njësitit ushtarak të Gradës Revolucionare të Iranit, janë vrarë gjatë përleshjeve në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim lajmëron se ushtari i vrarë Asgar Ilyas është varrosur në provincën iraniane Elburz.
Burimi i njëjtë lajmëron se varrimi i ushtarit të vdekur Muhammed NebijMuhammedij do të organizohet në qytetin Kiraman.
Sipas të dhënave jozyrtare që nga fillimi i luftës në Siri kanë humbur jetën 2400 pjesëtarë të grupeve që luftojnë në kuadër të forcave ushtarake të Iranit.
Irani është një nga aleatët më të rëndësishëm të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.



