Pas ndalimit 35-vjeçar, kinematë saudite do të shfaqin filmin e parë arab

Në muajin shkurt, Arabia Saudite hoqi një ndalim 35-vjeçar në kinematë publike, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga qytetarët saudite

Kinematë në Arabinë Saudite këtë javë do të shfaqin një film egjiptian për herë të parë pas anulimit të një ndalimi 35-vjeçar në kinematë publike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në filmin e titulluar “Al-Badla” ose “Kostumi”, që është vendosur të debutohet në mbretëri të enjten, luan këngëtari dhe aktori i mirënjohur egjiptian Tamer Hosny.

Në muajin shkurt, Arabia Saudite hoqi një ndalim 35-vjeçar në kinematë publike, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga qytetarët sauditë.

Përderisa disa besojnë se masa do të përfitojë nga ekonomia, të tjerët e shohin atë si një shenjë tjetër të shkeljes së ndikimit perëndimor në mbretërinë konservatore muslimane.

Autoritetet saudite kanë ndaluar kinematë publike në mes të viteve të 80’-ta.

Kundërshtimi i ndalimit vjen si pasojë e reformave të paraqitura nga Mbreti Salman bin Abdulaziz, i cili vitin e kaluar gjithashtu njoftoi vendimin e tij për t’i lejuar gratë të vozisin, një veprim që hyri në fuqi në muajin qershor.