Tri nëna në qytetet Lille dhe Strasburg të Francës për të tërhequr vëmendjen për problemet e fëmijëve të tyre në arsim protestuan mbi një vinç, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazeta Le Figaro, dy gra në Lille, të cilat janë nënë të fëmijëve me aftësi të kufizuara hipën mbi një vinç në lartësi prej 60 metrash.
Nënat hipën në vinç në orën 03.00 sipas orës lokale dhe mbanin pankartë me mbishkrimin “Dua një shkollë për fëmijën tim”. Ato kërkuan nga shteti më shumë kushte për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Më tej në artikull thuhet se familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara heqin dorë nga puna për shkollimin e fëmijëve të tyre dhe se kanë kushte të vështira jetësore. Nënat do të vazhdojnë protestën deri sa të marrin përgjigje konkrete për kërkesat e tyre.
Ndërkohë, një protestë e ngjajshme, e cila mendohet se ka lidhje me këtë në Lille, është mbajtur edhe në Strasburg në lindje të vendit.
Estelle Hoffer, një nënë anëtare e “Kolektivit të Qytetarëve me Aftësi të Kufizuara”, në orën 04.00 sipas orës lokale ka hipur mbi vinçin që ndodhet në rajonin verior të qytetit dhe ka kërkuar mbështetje për shkollimin e fëmijës së saj 9 vjeçar me aftësi të kufizuara.
Transmetuesi publik France Info shkruan se Hoffer ka mbajtur një protestë të tillë edhe në muajin qershor të vitit të kaluar.
Vazhdojnë protestat e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.


