Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka urdhëruar hetim disiplinor ndaj prokurorëve që refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi,raporton Top Channel.
Në kushtet kur ka ngelur vetëm një prokuror i caktua me një autorizim të pa shpjeguar ligjërisht, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka thirrur këtë prokurorët për të hapur shortin, i cili i duhet të zgjidhte prokurorin që do të përfaqësonte akuzën në shpalljen e pretencës.


