Transferohen 3 prej prokurorëve që refuzuan shortin për Shullazin

Pasi refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal ndaj Emiljano Shullazit, 3 prej 10 prokurorëve që janë në hetim disiplinor tashmë, do të transferohen në Berat, Pukë dhe Pogradec.

Pasi refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal ndaj Emiljano Shullazit, 3 prej 10 prokurorëve që janë në hetim disiplinor tashmë, do të transferohen në Berat, Pukë dhe Pogradec,raporton Top Channel.

Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Beratit; Sonila Muhametaj, nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Pukës; Besim Hajdarmataj, nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Pogradecit.