Presidenti Gjukanoviq: Do të përkrahim investitorët turq në Mal të Zi

Presidenti Millo Gjukanoviq në takimin që pati në Stamboll me konsullin e nderit të Malit të Zi në Stamboll Akan Suver e siguroi se Mali i Zi do të vazhdojë ti jap përkrahje investitorëve turq, të cilët dëshirojnë të investojnë në vendin e tij.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq u takua me konsullin e nderit të Malit të Zi në Stamboll Akan Suver. Në takim presidenti Gjukanoviq theksoi rëndësinë që Mali i Zi jep bashkëpunimit me Turqinë si dhe vizitës së paralajmëruar të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.Në takim po ashtu u diskutua edhe për investimet e shumta të Turqisë në Mal të Zi, ku presidenti Gjukanoviq u zotua se Mali i Zi do të vazhdojë tu japë përkrahje investitorëve turq që dëshirojnë të investojnë në Mal të Zi. Z. Suver në cilësinë e konsullit të nderit i ka dorëzuar presidentit Gjukanoviq ftesën që të jetë mysafir nderi në Samitin Ekonomik Euro-aziatik, që do te mbahet në Turqi në shkurt të vitit 2019-të./TRT