Indonezi, aktivizohet vullkani Anak Krakatau

Në vullkanin i cili ndodhet afër qytetit Lampung, që nga dita e premte e deri më tani kanë ndodhur 44 shpërthime

Aktivizohet vullkani Anak Krakatau (Fëmija i Krakataut) në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik i Indonezisë (BMKG) thuhet se në vullkanin, i cili ndodhet afër qytetit Lampung, që nga dita e premte e deri më tani kanë ndodhur 44 shpërthime.

Tymi që del nga vullkani ka arritur në lartësinë deri në 200 metra.

Janë paralajmëruar banorët e rajonit që jetojnë përreth vullkanit që të vendosen në vende të sigurta.