Themeluesi i Fondit kundër korrupsionit Aleksey Navalny dhe një nga liderët kryesorë opozitarë në Rusi sapo ka dalë nga burgu përsëri është ndaluar nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Leonid Volkov i cili drejton lëvizjen politike të Navalny në një postim nga rrjeti social ka bërë të ditur se Navalny i cili ka vuajtur dënimin 30 ditor me burg, sapo ka dalë nga burgu përsëri është ndaluar.
Volkov njofton se vendimi për ndalim është dhënë për shkak se në një fushatë të mbajtur për Navalny, ai ka shkaktuar plagosjen e disa personave dhe dëmtimin e disa pronave. Volkov tha se opozitari mund të dënohet me 20 ditë burgim.
Lideri opozitar rus muajin e kaluar ishte arrestuar para shtëpisë së tij në Moskë dhe për shkak të një proteste ku kishte marrë pjesë më 28 janar u dënua me 30 ditë burgim nga Gjykata Rajonale Tverskoy. Navalny në janar i bëri thirrje popullit që të dalë në rrugë për të protestuar kundër projektligjit të qeverisë në lidhje me rritjen e moshës së pensionit.



