Iran, kapen disa persona lidhur me sulmin në Ahvaz

Nga sulmi i të shtunës në Ahvaz jetën e humbën 25 persona, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë

Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmoud Alevi, njoftoi se shumë njerëz u arrestuan në lidhje me sulmin e armatosur në Ahvaz, raporton Anadolu Agency (AA).

Alevi para qeverisë mori pjesë në varrimin e 25 viktimave të sulmit terrorist në Ahvaz. Me këtë rast, ai tha se katër sulmues u vranë dhe shumë njerëz në lidhje me sulmin janë kapur.

Gjithashtu potencoi se të gjithë ata që qëndrojnë pas sulmit do të zbulohen.

Në sulmin e armatosur të shtunën gjatë një paradite ushtarake në Ahvaz, u vranë 25 persona, përfshirë 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa 60 të tjerë u plagosën.