Moldavi, gjykata pezullon përkohësisht kompetencat e presidentit

Vendimi i gjykatës vjen pasi presidenti Igor Dodon refuzoi të miratojë dy emra të sugjeruar në poste ministrore nga kryeministri Pavel Filip

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë ka pezulluar përkohësisht kompetencat e presidentit të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, vendimi i gjykatës vjen pasi presidenti Igor Dodon refuzoi të miratojë dy emra të sugjeruar në poste ministrore nga kryeministri Pavel Filip.

Nikolai Ciubuc u propozua për ministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rajonal ndërsa Silvia Radu për ministre të Kujdesit Shëndetësor, Mbrojtjes Sociale dhe Familjes.

Vendimi u mor pasi anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët janë anëtarë të qeverisë, aplikuan në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas vendimit, kryetari i Parlamentit do të veprojë në vend të presidentit.

Në përgjigje ndaj vendimit të gjykatës, presidenti Dodon në llogarinë e tij në Facebook tha se emrat e propozuar nuk i plotësojnë kushtet për të udhëhequr postet ministrore.

Dodon, i cili ishte suspenduar tre herë më parë, tha se profesionalizmi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe pavarësia e tyre duhet të hetohen.

Kompetencat e tij u pezulluan në vitin 2017 dhe 2018 për shkak se refuzoi emërimin e emrave të paraqitur nga qeveria dhe kryeministri Filip.