Trupat e dy gazetarëve tunizianë janë gjetur në Libi pasi janë rrëmbyer katër vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, trupat e gazetarëve tunizianë, Sufian al- Shawarbi dhe Nadeer al-Qatari, u zbuluan në pyllin Bu Mesafir në periferi të qytetit Derna.
Të zbuluar nga forcat besnike të komandantit ushtarak libian Khalifa Haftar, thuhet se trupat që nga ajo kohë janë dërguar në qytetin libian Benghazi dhe janë kontaktuar të afërmit e gazetarëve të vrarë.
Forcat Haftar, por as ato të Tunizië ende nuk kanë komentuar mbi zbulimin e raportuar.
Al-Shawarbi dhe al-Qatari u rrëmbyen në Libi në shtator të vitit 2014 nga një grup i paidentifikuar i armatosur, përderisa ishin duke mbuluar ngjarjet në vendin e shkatërruar nga konflikti.
Libia mbetet e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muammar Gaddafi, pas më shumë se katër dekadave në pushtet.


