Sulm në Angli, zbulohet identiteti real i një prej të dyshuarve: Është kolonel i GRU-së

Njëri prej dy të dyshuarve për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Britanisë së Madhe është kolonel në shërbimin informativ ushtarak rus, GRU.

Njëri prej dy të dyshuarve për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Britanisë së Madhe është kolonel në shërbimin informativ ushtarak rus, GRU, raporton Top Channel.

Ai ishte identifikuar më herët gjatë këtij muaji nga policia britanike si Ruslan Boshirov, por një hetim i ndërmarrë nga organizata investigative “Bellingcat” ka zbuluar edhe emrin e tij të vërtetë, i cili është Anatoliy Vladimirovich Chepiga.

Emri është konfirmuar edhe nga burime të tjera me njohuri mbi këtë çështje.

Chepiga, 39 vjeç, raportohet të ketë shërbyer në konfliktet e Çeçenisë dhe Ukrainës, ndërkohë që i është dhënë dekorata më e lartë shtetërore ruse, një nderim me titullin “Hero i Federatës Ruse”, në vitin 2014. Vlerësimi është bërë përmes një dekreti presidencial, me shumë gjasë për shërbimet e tij në Ukrainë.