Hapet për publikun mozaiku i qytetit antik Perre të Turqisë

Mozaiku i zbuluar, është pjesë e qytetit antik Perre, i cili ka qenë i vendosur në krahinën e sotme të Adıyamanit në juglindje të Turqisë

Të enjten është hapur për vizitorët një mozaik antik i zbuluar në juglindje të Turqisë në vitin 2009, raporton Anadolu Agency (AA).

Mozaiku i zbuluar, është pjesë e qytetit antik Perre, i cili ka qenë i vendosur në krahinën e sotme të Adıyamanit në juglindje të Turqisë, ndërsa shfaqja e tij për vizitorët, është bërë e mundur falë një pune nëntë vjeçare të restaurimit dhe konservimit.

Drejtori i muzeut të Adıyamanit, Mehmet Alkan, u tha gazetarëve se madhësia e mozaikut është 155 metra katrorë, nga të cilët 125 metra katrorë janë në një gjendje të mirë.

Alkan tha se hapja për vizitorët, është bërë pasi tashmë kanë marrë fund punët për restaurim.

Mozaiku përmban në vete një dhi të egër duke kullotur dhe zogjtë.