Iran, të paktën 10 të vdekur nga helmimi me alkool

Fatma Nevruziyan nga Fakulteti i Mjekësisë në Hurmuzgan konfirmoi se 10 persona kanë vdekur ndërsa 118 të tjerë janë shtrirë në spital për shkak të helmimit me alkool

Të paktën 10 persona kanë vdekur nga helmimi me alkool në Bender Abbas, një qytet në jug të provincës Hurmuzgan të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fatma Nevruziyan nga Fakulteti i Mjekësisë në Hurmuzgan konfirmoi se 10 persona kanë vdekur ndërsa 118 të tjerë janë shtrirë në spital për shkak të helmimit me alkool.

Ajo theksoi se 10 persona e kanë humbur betejën për jetë dhe se në mesin e të shtruarve ka prej tyre që janë në gjendje kritike.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, zëvendës shefi i policisë në Hurmuzgan, Muhammed Sherifi ka nisur hetime në lidhje me rastin e helmimit me alkool ndërsa deri më tani një person i cili dyshohet se ka shitur alkoolin e prodhuar ilegalisht është arrestuar.

Në Iran ndalohet shitja dhe konsumimi i alkoolit, por ka raste të kontrabandimit të alkoolit dhe prodhimit të saj ilegal.

Sipas ligjeve iraniane, prodhuesi, blerësi apo presoni që konsumon alkoolin e pret një denim me burg ose goditje me kamxhik.