E rëndë në Greqi, 4-vjeçari shqiptar bie nga kati i dytë, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 4-vjeçarë shqiptarë është rrëzuar nga kati i dytë i shtëpisë që jetonte.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 4-vjeçarë shqiptarë është rrëzuar nga kati i dytë i shtëpisë që jetonte. Ngjarja ka ndodhur në Iraklio dhe mediat vendase raportojnë se pas aksidentit është prangosur dhe nëna e vogëlushit.

Sipas tyre arrestimi i të resë është bërë për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të për neglizhencë ndaj fëmijës së saj, ata tregojnë gjithashtu se 4-vjeçari ka qenë vetëm në momentin e aksidentit./shekulli