Pavarësisht progresit të bërë në ekonominë gjermane, diferencat mes Lindjes ish-komuniste të vendit dhe Perëndimit kapitalist mbeten ende të dukshme, sipas një studimi ekonomik.
Ka mëse 28 vjet nga bashkimi i dy Germanive, të ndara për dekada në një Lindje komuniste dhe Perëndim demokratik nga Perdja e Hekurt.
Nga ky bashkim, popullsia e vendit arriti në më shumë se 82 milionë banorë.
Sipas raportit, në nivel të ardhurash dhe force pune, ekonomia e Lindjes është akoma më e vonuar se ajo e Perëndimit.
”Kompanitë e mëdha ende nuk kanë vendosur bazat e tyre atje dhe ende nuk kanë krijuar potencialin e tregut të eksporteve”, thekson raporti.
”Pakësimi i produkteve dhe mungesa e punëtorëve janë një faktor i rëndësishëm në ekonominë e këtyre rajoneve”, thekson raporti./ ATSH



