Shifrat, Tirana-qytet i sigurtë, u përgjysmua numri i vrasjeve

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se qeveria i ka shpallur luftë pa kompromis grupeve kriminale, të skeduara tashmë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se qeveria i ka shpallur luftë pa kompromis grupeve kriminale, të skeduara tashmë.

“Forca e Ligjit vepron e do të vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën, kyeqytetin tonë! E vërteta flet me shifra më shumë se me fjalë”, shprehet Xhafaj.

Përmes publikimit të shifrave, Xhafaj informon se në kohën kur ishte Lulzim Basha ministër i Brendshëm, në qarkun e Tiranës, për periudhën janar-shtator 2010, numri i vrasjeve shënonte shifrën 17, ndërsa në të njëjtën periudhe të viteve 2017- 2018, ky tregues është përgjysmuar duke u ulur në 8 persona.

“Shpifje dhe e pavërtetë! Lulzim Basha, ish-ministri më i paaftë deklaroi se: “Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë” thotë ministri i Brendshëm./ATSH