Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Genoveva Calavera i bën thirrje prokurorëve të Apelit që të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, (KLP).
“Thirrje prokurorëve nga Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në BE!”.
Ngritja e këtij Këshilli do t’i hapte rrugë emërimeve të reja në institucionin e hetimit./ATSH



