Ersin Konkur, i cili ka qenë mësues në shkollat e FETO-s, pasi është larguar nga organizata ka paditur shkollat e FETO-s. Ai ka thënë se “Këta duhet të shpallen si organizata mafioze në SHBA. Me të vërtetë këta janë mafiozë. Këta janë një organizatë që kanë mashtruar dhe kanë zhvatur shtetin”, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pasi ka qenë mësues në shkolla të ndryshme të FETO-s në SHBA gjatë viteve 2008-2015 më pas është larguar nga organizata. Konur ka zbuluar mashtrimet në shkollat e kontraktuara (charter) të organizatës në SHBA. Ai ka shpjeguar për gazetarin e AA-së ato që ai ka përjetuar për 10 vite brenda dhe jashtë organizatës në SHBA.
Ai thotë se ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve në shkollat e kontraktuara në organizatë. Konkur tha se ai filloi të largohej nga organizata duke parë hapat e paligjshëm nëpër shkolla dhe se në fund të kësaj ka arritur deri në pikën e dëbimit nga shkolla dhe hapjen e padisë.
– “Këto duhet të shpallen si organizata mafioze në SHBA”
Për FETO-n e cila në Turqi është shpallur ligjërisht si organizatë terroriste dhe e cila është një organizatë që ka tentuar më 15 korrik tentativën për grusht shteti Konkur tha se perceptimi ndaj saj në SHBA është pak ndryshe.
Pasi ka bërë të ditur se disa elementë ose institucione brenda qeverisë amerikane mund të mbështesin FETO-n Konkur tha më tej se:
“Republika e Turqisë këta i sheh si terroristë por në SHBA ata nuk kanë ndonjë aktivitet terrorist. Këta në SHBA duhet të shpallen si organizatë mafioze. Me të vërtetë këta janë mafiozë. Këto janë një organizatë që kanë mashtruar dhe kanë zhvatur shtetin. Në SHBA brenda FBI-së ka njerëz që me të vërtetë merren me këto dhe kërkojnë një e nga një llogaritë e tyre bankare. Do të vijë një ditë që çdo gjë do të zbulohet. Perëndimi mund të duket sikur mbështet këtë organizatë por për mendimin tim njerëzit në Perëndim kanë një qasje pak humaniste, por e dinë se ata janë gënjeshtarë”.
– “Një pjesë e pagave që marrin të gjithë mësuesit turq i rikthehet organizatës”
Duke theskuar se ashtu sikurse veprohet në të gjithë strukturën e FETO-s në botë, edhe një pjesë e pagave të punonjësve në shkollat në SHBA i rikthehen organizatët në mënyrë të detyrueshme, Konkur tha se “Të gjithë turqit janë në të njëjtën mënyrë. Duke filluar që nga drejtori i përgjithshëm, zv/drejtori e deri tek mësuesi të gjithë ata që janë turq japin një pjesë të pagës së tyre e cila i rikthehet organizatës”.
Konkur thekson detajet në lidhje me “sistemin e rikthimit të pagesave në organizatë” dhe duke vënë në dukje se për të herë të parë ka qenë dëshmitar në Teksas se si FETO ka shkelur sistemin e shkollave kontraktuese (charter) për të cilat shteti amerikan kryen pagesa për çdo nxënës. “(duke iu referuar drejtorit të shkollës). Mua më tha që të nënshkruaj një kontratë për një vlerë të caktuar të parave vjetore nga shkolla. Më tha se, këto para do të futen në llogarinë tënde bakare. Të themi se në llogarinë tënde do të kryhet transaksion prej 3.500 dollarësh. Por, ajo që t’i duhet të marrësh sipas përllogaritjeve Excel (të përgatitur nga elementët e FETO-s) është 3.000 dollarë. Çfarë do të bësh, pasi të tërheqësh ato para do të më sjellësh mua 500 dollarë. Ky është sistemi”.
Po ashtu duke shtuar se përveç një pjese të pagës kanë qenë të detyruar që organizatës t’i paguajnë edhe rimbursimin e taksave, të ardhurat e tjera, zekatin dhe paratë për therjen e kurbanit, Konkur tha se “Përveç këtyre duhet t’i shërbesh organizatës, të kontribuosh me dhënien e 3.000 dollarëve (himmet), të abonohesh në revistën Fountain (revistë e FETO-s që publikohet në SHBA) të japësh kurban dhe zekatin”.
– “Është diçka si një sistem komunist”
Për personat brenda organizatës të ardhurat mujore përcaktohen sipas një niveli të caktuar të të ardhurave dhe nëse të ardhurat arrijnë mbi këtë nivel ata duhet t’i transferonin në organizatë paratë që fitonin më shumë, tha Konkur i cili ka shpjeguar një ngjarje të përjetuar me drejtorin e përgjithshëm të shkollës ku ka punuar. “Drejtori më tha mua se ‘do të zhvillosh mësime shtesë ditët e shtuna dhe paratë që do të marrësh për orët e mësimeve shtesë do të mi sjellësh mua për arsye se t’i e merr pagën mujore që duhet të marrësh‘. Nuk ka rëndësi, ke punuar shumë apo ke punuar pak. Është diçka si një sistem komunist, ku merr para jo sipas punës që kryen por sipas situatës sociale edhe sikur të mos kryesh ndonjë punë”, tha ai.
Punët e jashtëligjshme kryhen nga drejtuesit dhe personat që nuk nënshkruajnë këto nuk bëhen drejtues, tha Konkur duke shtuar se “Për shembull unë asnjëherë nuk jam bërë drejtues nëpër shkolla. Madje, njëherë njëri prej tyre erdhi dhe më tha që ‘të të bëhem drejtor në shkollën fillore (klasa 5 deri në 9) Syracuse‘. Dhe, unë iu përgjigja që drejtor bëhem por nuk bëj asnjë punë ilegale të tuajën‘. Pas kësaj përgjigjeje nuk më pyetën më”.
Derisa në shkollat kontraktuese (charter) duhet t’i zgjedhin me short nxënësit, ata i përzgjedhin sipas dëftesave dhe mësimeve, thekson Konkur duke vënë theksin se “Kjo ka qenë çështja e parë ilegale që unë kam qenë dëshmitar në SHBA”.
Sipas tij, në këtë mënyrë shkelen procedurat në SHBA në lidhje me shkollat Charter dhe se shumë hapa të ngjashëm me këtë kryhen pa “tërhequr vëmendjen” e institucioneve përkatëse.
Një tjetër ngjarje në SHBA ku ka qenë dëshmitar Konkur e ka shpjeguar:
“Gjatë viteve 2012-2013 në Dallas ishte një mësues, për lëndën e turqishtes. Në aplikimet për leje pune në SHBA për këtë person kishin aplikur në statusin e zv.drejtorit. Për shkak se zyrtarisht është zv.drejtor ai në vit merr rreth 60 mijë dollarë. Por ky person normalisht në statusin e mësuesit do të merrte 47-48 mijë dollarë. Ky person në letër është paraqitur si zv.drejtor ndërkohë që nuk e ushtron këtë dhe duke i dhënë pagën e mësuesit ata pjesën tjetër të pagës e fusnin në xhepin e tyre. Për këtë unë në atë kohë u ankova tek Agjencia Arsimore e Teksasit. E kuptuan se këtë ankesë e kisha bërë unë. Dhe pas kësaj u bë largimi im nga Teksasi”.
– Librat botoheshin në institucionin e FETO-s dhe paratë u tranferonin në organizatë
Në anën tjetër Konkur thotë se në shkollat e FETO-s në SHBA vinin libra ndihmues për disa lëndë të caktuara nga të cilat shumica e tyre më shumë se libra të vërtetë ishin libra të përkthyer nga librat e kurseve parapërgatitore të FETO-s në Turqi.
Këto botime të librave nuk ishin në përputhje me sistemin mësimor dhe të shkollave në SHBA, tha Kokor duke shtuar se shkollat e kontraktuara të organizatës të cilat janë të financuara nga shteti në këtë mënyrë i kanë paguar para një institucioni tjetër privat të zotëruar nga FETO dhe se ai ka qenë shpesh herë dëshmitar i këtyre shembujve gjatë kohës kur punonte në Teksas.
“Këto libra botoheshin nga Teksas Gulf Institute (që i përket FETO-s). Nga shkolla mori 16 mijë dollarë dhe ato libra u hodhën në kosh. Këto i morën shkollat Harmony (shkollat e FETO-s në rajon) dhe në atë kohë ishin 40 shkolla ku unë pasi i shumëzove me 40 doli një shifër 640 mijë dollarë. Këto para 640 mijë dollarët janë burimet e shtetit të SHBA-ve, pra taksat e paguara nga populli. Shkolla këto para ia jep një institucioni privat në Houston”, tha Konkur.
– Organizata ka fituar para edhe nëpërmjet qirave të ndërtesave
Pasi ka tërhequr vëmendjen edhe mbi veprimet korruptive që organizata ka kryer nëpërmjet ndërtesave të përdorura nga shkollat Charter, Konkur thekson se “Për shkollën duhet të merret me qira një ndërtesë. Kjo shkollë nuk e blen vetë ndërtesën, po fut një tjetër institucion i cili e blen, ku dhe nëpërmjet një marrëveshjeje të mëparshme, institucioni e di se ndërtesën që do ta blejë do t’ia japë me qira shkollës. Ndërtesën të cilën e ka blerë 400 mijë dollarë ia jep me qera shkollës me 200 mijë dollarë në vit. Shkolla e cila ka mundësinë ta blejë vetë shkollën brenda dy viteve, çdo vit me paratë ka bërë një marrëveshje dhe i paguan institucionit këtë qira deri në vitin 2030”.
– Të gjitha tenderimet bëhen nëpërmjet kompanive të saj
Konkur potencon se organizata të gjitha punët e tenderimeve për nevojat e shkollave charter që ka nën administrim i kryen nëpërmjet kompanive të saj që ka formuar.
“Të gjitha orenditë e shkollës, pajisjet teknologjike apo uniformat e fëmijëve nuk kanë rëndësi. Për këto, do të ketë një marrëveshje me kompanitë private. Dikush formon një kompani dhe merr me qira një kuzhinë. Ai gatuan dhe kryen shërbimin e kuzhinës nëpër shkolla. Kur është fjala për ndonjë shërbim apo mall që i nevojitet shkollës, gjithmonë është e mundur të gjesh një mënyrë për të krijuar një kompani brenda organizatës dhe për ta bërë këtë punë nëpër ato kompani. Për shmebull nëse do të bëhet një ndërtesë atëherë njëri formon kompani ndërtimi. Nëse ka nevojë për pastrim, dikush krijon një kompani pastrimi. Pra paraja domosdoshmërisht qarkullon mbi elementet e organizatës. Kjo është e vërteta e ngjarjes. Këto janë shkolla të kontraktuara në fjalë, janë shkolla të ashtuquajtura jofitimprurëse. Po ashtu edhe fondacionet që flasim, në letër janë gjithashtu fondacione jo-fitimprurëse. Paratë në fjalë janë në shuma të mëdha. Aktualisht flasim për shuma 10.000 dollarë për çdo nxënës. Këto para janë nën kontrollin e tyre dhe në një mënyrë paratë transferohen në kompanitë e Gülen-it”, tha Konkur.
– “Brenda FBI-së ka njerëz që interesohen seriozisht për këtë punë”
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe njësitë e tjera rajonale në lidhje me mashtrimet në shkollat e kontraktuara në fjalë, herë pas here zhvillojnë inspektime, tha Konkur duke shtuar se “Nuk e di se cila është qasja e përgjithshme e FBI-së, por unë e di që njerëzit brena FBI-së janë seriozisht shumë të interesuar”.
Ndër të tjera pasi ka bërë të ditur se nuk mirëpritet asgjë që bëhet pa miratimin e drejtuesve të lartë të FETO-s, madje për këto ka edhe sanksione, Konkur thekson se “Brenda strukturimit të organizatës ka një situatë të tillë: Nuk ka liri. Për arsyen se nuk ka liri duhet të pyetësh ‘a mund ta marrë këtë automjet?‘. Duhet të pyesësh edhe kur martohesh. Duhet të pyesësh kur del jashtë qytetit. Në çdo situatë ka përpjekje për të formuar një autoritet duke marrë nën kontroll jetën e njerëzve brenda saj”.
Konkur tha se ishte i detyruar që në një mënyrë t’i pranojë shkurtimet monetare të bëra nga organizata ndaj tij, derisa mori “Lejen e qëndrimit në SHBA” (Green Card) nën sponsorizimin e shkollës dhe pas marrjes së saj ndaj tij janë bërë përpjekje për nënshkrimin e një marrëveshjeje me pagë të ulët për shkak se nuk ka dashur që t’i paguajë më shumë para FETO-s.
Pas kësajë ngjarjeje në maj të vitit 2015 Konkur tha se aplikoi në gjykatën Utica të New York-ut ku më pas hoqi dorë nga ajo çështje pasi shkolla u dakordësua me të në lidhje me marrëveshjen.
Më tej Konkur thotë se pas rënies së çështjes ai është dëbuar nga shkolla e emëruar ‘Akademia Shkencore Utica‘ që i përket FETO-s, ka qëndruar një vit pa punë dhe më pas ka nisur të punojë në një shkollë private që nuk ka lidhje me FETO-n.
– “Miqtë amerikanë janë shokuar”
Pasi ka deklaruar se në muajin mars janë hapur padi nga 6 ankesa kundër institucioneve të FETO-s, Konkur tha se “Gjykatësi ka pranuar 3 prej tyre. Këto janë në lidhje me paratë që kanë marrë prej meje në mënyrë të padrejtë dhe nëpërmjet kërcënimeve. Për këtë do të ketë një gjykim dhe në fund të kësaj do të ketë një seancë në prani të jurisë. Ne jemi të sigurtë se do ta fitojmë këtë çështje. Ne posedojmë dy regjistrime audio që ia kemi paraqitur gjykatës, ka edhe të tjera që mund t’i paraqesim sipas nevojës”.
“Përpara se gjykatësi të japë vendimin, ne kemi përkthyer dy pjesë të regjistrimeve nga mbledhjet dhe këto i kemi paraqitur në seancë. Miqtë amerikanë që i kanë lexuar këto përkthime janë shokuar. Disa nga ata për gjërat që kanë folur këto njerëz kanë përdorur shprehjen ‘të neveritshme’ ndërsa disa të tjerë kanë thënë “kjo është teatër?”. Njerëzit nuk e kanë besuar se këto mund të jenë të vërteta”.
Në pyetjen se si FETO është shdërruar në një organizatë terroriste, Konkur tha se “Ajo që kam kuptuar unë është se: Në Turqi i kanë bërë në përmasa më të mëdha aktivitetet për të kanalizuar burimet e shtetit tek organizata se këtu (në SHBA). Në momentin që mbyllet rubineti shfaqet kriza. Me shfaqjen e krizës u prishën edhe balancat. Morën vendime të palogjikshme dhe jo në përputhje me mendjen. Por, në të gjithë kanë një plan, edhe Allahu ka një. Domethënë se ka qenë e nevojshme që ata të gabonin. Ku me gabimet që kanë bërë është zbuluar edhe fytyra e brendshme e tyre”.
Në fund të fjalës së tij Konkur u ka bërë thirrje personave që ende kanë lidhje me organziatën FETO, duke thënë se “Rekomandimi im është që të hapin sytë dhe të mendojnë; të kuptojnë duke shikuar nga jashtë se çfarë janë dhe çfarë ndodh. Ata përballen me një propagandë. Brenda një viti e kam pyetur veten shumë herë. Jam kthyer dhe kam dëgjuar sërish disa predikime, i kam dëgjuar me një sy ndryshe. E kam pyetur veten se si kam arritur në këtë pikë, si jam formësuar në këtë mënyrë. Kam kapur disa pika të çuditshme. Jam përpjekur të kuptoj se në çfarë situate psikologjike kam hyrë. Njerëzit të përpiqen të kuptojnë këtë. Të kërkojnë mënyrën se si të dalin nga ky presion që i ka detyruar ata që thonë gënjeshtra”.



