Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook se si kryeministër i Kosovës, beson se iniciativa e AAK-së për shtesat e fëmijëve do të mbështetet nga të gjitha partitë politike.
“Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë.”
Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes”, ka shkruar Haradinaj./TRT



