Erdoğan viziton rajonin autonom të Gagauzisë në Moldavi

Gjatë rrugës në ndërtesën e komitetit, presidenti i Turqisë përshëndeti qytetarët të cilët dolën ta presin atë

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, arriti në rajonin autonom të Gagauzisë në Moldavi, ku dje erdhi për të zhvilluar vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

I shoqëruar nga homologu moldav Igor Dodon, Erdoğan pas zbritjes në kryeqytetin Komrat me helikopterin me të cilin udhëtoi, u prit nga presidentja e rajonit autonom Irina Vlah dhe nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Erdoğan më pas arriti në ndërtesën e Komitetit Ekzekutiv të Gagauzisë, ku sërish u takua nga presidentja Vlah.

Gjatë rrugës në ndërtesën e komitetit, presidenti i Turqisë përshëndeti qytetarët të cilët dolën ta presin atë.

Dy liderët dhe bashkëshortet e tyre, Emine Erdoğan dhe Galina Dodon, pranuan lule dhe bukë tradicionale me kripë nga fëmijë të rajonit të veshur me veshje tradicionale.

Pas takimit, Erdoğan, Dodon dhe Vlah pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.