Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë misionin e patrullimit në Menbixh të Sirisë.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, njësitë turke dhe ato amerikane kanë realizuar në mënyrë të pavarur dhe të koordinuar misionin e 63-të patrullues në linjën ndërmjet Menbixhit dhe zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit”.
Aktiviteti i parë patrullues në këtë zonë është realizuar më datë 18 qershor.



