Policia izraelite ndalon prefektin palestinez të Jerusalemit

Policia izraelite ‘arrestoi’ Adnan Gays, Prefektin e Jerusalemit, që varet nga Udhëheqja Palestineze.

olicia izraelite ndaloi Adnan Gays, Prefektin e Jerusalemit, që varet nga Udhëheqja Palestineze.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, Wafa, një ekip i forcave speciale policore ndaluan makinën e guvernatorit, në lagjen Beyt Hanina të Jerusalemit Lindor të pushtuar, dhe duke e zbritur atë nga automjeti e çuan në një vend të paditur.

Në lajm bëhet e ditur se burimet palestineze deklaruan se ekipi i forcave speciale të policisë së Izraelit, pasi mbyllën për trafik itinerarin nga do të vinte Gays dhe më pas e ‘arrestuan’ atë.

Autoritetet izraelite dhe ato palestineze ende nuk kanë komentuar në lidhje me këtë ngjarje.

Edhe dje në mëngjes (e shtunë), forcat izraelite arrestuan gjithashtu shefin e inteligjencës palestineze në Jerusalem (që varet nga udhëheqja e Palestinës), Koloneli Cihad el-Fakih./trt